Një autobus është përfshirë nga flakët në aksin rrugor Himarë-Sarandë. Sipas raportimeve të policisë, ka vetëm dëme materiale dhe zjarri ka ardhur si pasojë e një defekti teknik.

Autobusi drejtohej nga 38-vjeçari A.L, teksa grupi hetimor është në vendin e ngjarjes.

“Sot, në aksin rrugor Himarë-Sarandë, një autobus, me drejtues shtetasin A. L., 38 vjeç, në ecje, ka marr flakë, ku si pasojë ka vetëm deme materiale.
Nga hetimet paraprake rezulton se mjeti ka marrë flakë si pasojë e një difekti teknik.
Vijon puna me grupin hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.