Cristiano Ronaldo nuk fiton me mërzitje. Të paktën, për sa iu përket investimeve në pasuri të paluajtshme. Sulmuesi portugez, i cili po garon në Kampionatin Europian me ekipin e tij kombëtar, është duke pritur që mosmarrëveshja që ka me Këshillin e Qytetit të Lisbonës të zgjidhet, si rezultat i disa punëve gjoja të paligjshme, të kryera në apartamentin e tij të ri, i cili kushton 7.2 milionë euro. Ai ndodhet në një nga zonat më të mira të Lisbonës.

Tani, ylli portugez po përballet me një situatë “shkatërruese” të apartamentit që ka në pronësi, pjesë e “Trump Tower” në New York, që nga viti 2015. Atë e bleu për një shumë rreth 15 milionë euro.

Blerja erdhi para se Donald Trump të bëhej president i SHBA, por prona në fjalë i ka shkaktuar vetëm probleme. Nga njëra anë, ka qenë duke duruar presionin e medias për disa kohë për të hequr qafe apartamentin me tri dhoma gjumi të vendosura në “721 Fifth Avenue”, dhe përveç kësaj, vlera e tij ka qenë në rënie të konsiderueshme, falë promovuesit të tij.

PHOTOS: Cristiano Ronaldo Selling Trump Tower Condo at Huge $10m Loss

Sipas “The New York Post”, Ronaldo e nxori pronën në shitje më 2019 për më pak se gjysmën e parave që e bleu, për rreth 9 milionë dollarë, por pa marrë ndonjë ofertë. Dhe në mes të një pandemie, futbollisti është detyruar t’i ulë pretendimet financiare.

Në fakt, çmimi i shitjes që shfaqet që prej 19 majit është “vetëm” 7.75 milionë dollarë, pak më shumë se 6 milionë euro. Kësisoji, nëse i bëhet ndonjë ofertë, ky biznes do të ishte më shumë se shkatërrues.

Është e vërtetë që për dikë, i cili i kalon një miliard dollarë fitime, sipas revistës “Forbes”, humbja është më se e pranueshme. Por, Cristianos nuk i pëlqen të humbasë në asnjë fushë të jetës së tij. As në investimet dhe bizneset e tij.