Ditën e sotme ka rënë zjarr në hyrje të konvikteve të Universitetit të Korçës

Zjarri ka shkuar deri në afërsi të ish-pishinave të këtij qyteti, duke shkaktuar panik tek banorët e zones, ndërkohë që një sipërfaqe me bimësi të ulët dhe shkurre është përfshirë nga flakët.

Falë ndërhyrjes në kohë të shërbimit zjarrfikës është bërë e mundur shuarja e zjarrit pa u përshkallëzuar dhe pa shkaktuar dëme.

Sakaq policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ndërsa dyshimet e para janë për një zjarrvënie të qëllimshme.