Një telefonatë tronditëse mbërriti natën duke gdhirë dita e sotme në sallën operative të policisë italiane duke denoncuar se e dashura e tij Silvia Manetti, 46 vjeçe, po qëndronte e vdekur në makinë.

Policia shkoi në vendngjarjen e denoncuar, në Grosseto, ku konstatoi se një grua ndodhej në makinë me thikë në fyt.

Pranë saj gjendej Nicola Stefanini, një burrë 48 vjeçar, i cili kur u afruan forcat policore, u tha: “Ejani, e kam vrarë!”

Nicola Stefanini, njeriu që vrau partneren e tij Silvia Manetti (Foto nga Facebook)

Burri, një 48-vjeçar nga Volterra, ishte për minuta të tëra në gjendje të rënduar psikike dhe mezi e mblodhi veten, ndërsa në trup kishte njolla të shumta gjaku.

Nicola Stefanini dhe partnerja e tij Silvia Manetti (Foto nga Facebook)

Policia tha se nuk është në gjendje të zbardhë ende arsyet e këtij krimi të rëndë.