Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për strehimin e refugjatëve afganë në vendin tonë. në një postim në rrjetet sociale, Berisha shprehet se rikthimi i regjimit taleban në Afganistan është një nga ngjarjet më dramatike në historinë e pas Luftës së Dytë Botërore.

Ish-kryeministri thekson më tej se strehimi i atyre që kanë si alternativë prerjen e kokave nga talebanët përben detyrim moral por dhe ligjor kombëtar dhe ndërkombëtar për çdo vend të lirë.

Nga ana tjetër, Berisha ka sulmuar kryeministrin Rama, duke u shprehur se reagimi i këtij të fundit është dëshmi e përpjekjeve të tij të turpshme për të përdorur këte vendim për përfitime e interesa personale.

Reagimi i plotë:

Dy fjale per afganet ne Shqiperi!

Rikthimi pas 20 viteve me shpejtesi ne Afganistan i talebaneve, rregjimit me obskurantist qe nga mesjeta, perben nje nga ngjarjet me dramatike te historise se Pasluftes se Dyte Boterore. Nder te tjera ky rikthim perben per kombin afgan nje kob te zi me pasoja tashme te njohura dhe katastrofale.https://central.gjirafa.com/renderer.html?v=1.1

Ne kete kuader, strehimi i atyre qe kane si alternative prerjen e kokave nga xhelatet talebane perben detyrim moral por dhe ligjor kombetar dhe nderkombetar per çdo vend te lire. Shqiperia, si aleate e SHBA, si vend anetare e NATOs, si vend bijte e te cilit rane per tu bere te pavdekshem per paqen ne token afgane por dhe ne perputhje me traditen e shkelqyer te shqiptareve, sigurisht do te mikpres me gjithe zemer refugjatet afgan qofte perkohesisht qofte perfundimisht ne token e saj.

Ne kete aspekt, duke pare avancimin e papermbajtur dhe kapitullimin pa kushte te ushtrise afgane komandanteve te saj dikur krenari e qendreses per liri le te urojme qe kontigjenti i caktuar per Shqiperi te mund te arrije shendosh e mire ne dheun tone.

Por fjalori prej ordineri te shpelare duke share dhe anatemuar te tjeret i Edvin Kristaq Rames pikerisht ne njoftimin e tij drejtur shqiptareve  per kerkesen e SHBA dhe vendimin e tij per te pranuar refugjatet afgan eshte deshmi e perpjekjeve te tij te turpshme per te perdorur kete vendim per perfitime e interesa personale politike duke e lidhur ate edhe me vasalitetin e tij te neveritshem ndaj padronit te tij Vuçiç, ftesen qe i ka bere kengetarit qe mbante koncerte kunder bombardimit te Beogradit nderkohe qe NATO po nderhynte per te ndaluar kasaphanen e kasapit te Ballkanit ndaj shqiptareve te Kosoves.

Me kete rast le ti themi Zografit bis se ardhja e afganeve nuk te heq ziftin e vasalit te serbomadhit Vuçiç apo te antishqiptarit qe mohon genocidin ciklik te serbeve ne Kosove. Ardhja e afganve ne Shqiperi nuk te lane duart nga thikat qe ti per logari te padronit tend dhe si tradhtar i kombit shqiptar i fute pas shpine Kosoves.

Ndaj dhe duke ju uruar mireseardhje refugjateve afgan ne Shqiperi, denoj me ashpersine me te madhe perpjekjen banale  prej ordineri te Edvin Kristaq Rames per te shpelare fytyren e tij te nxire dhe per te ndretuar me sharje te ulta suksesin mbi nje drame te thelle njerezore. sb