Këngëtari serb, Goran Bregovic do jetë i ftuar në festën e Birrës në Korçë. Tifozët Kuqezi kanë nisur sot një protestë për të anulluar ftesën për Bregovic, pasi sipas tyre me këngët e tij ka përkrahur masakrat e serbëve ndaj shqiptarëve të Kosovës.

TKZ kanë qëlluar drejt Bashkisë Korçë dhe e kanë njollosur me ngjyrë të kuqe.

Në datën 22 gusht në Korçë është programuar mbrëmja që do performojë artisti i njohur serb, me TKZ që shprehen se aksioni simbolik i sotëm ishte vetëm fillimi. “Ne nuk do ndalemi deri në arritjen e qëllimit”, shprehen TKZ.

Mesazhi:
Sot, kemi ndërmarrë një aksion simbolik para zyrave të Bashkisë Korçë.Ky ishte edhe një paralajmërim për organizatorët e festivalit të birrës që të tërheqin ftesën për Goran Bregovicin.Ne nuk do ndalemi deri në arritjen e qëllimit.