Infektohet me COVID-19 kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli. Lajmin e ka konfirmuar vetë Leli përmes një postimi në Facebook, ku shprehet se për shkak të ditëve që duhet të qëndrojë i izoluar prej Covidit, nuk mund të jetë i pranishëm në festën e Kuçit. Themelues i kësaj feste, kryebashkiaku thotë se ishte vëllai i tij, Edi i cili ndërroi jetë në 13 tetor të vitit 2019. Dritan Leli thotë se Edi ishte energjia e çdo feste dhe të gjitha takimeve.

“Është hera e parë që Festës së Kuçit, takimit të përvitshëm të brezave, i mungon Edi. I mungon fizikisht sepse, për të gjithë, është si të ishte aty. Janë mbledhur sot pa Edin, por janë mbledhur për Edin, për shpirtin dhe themeluesin e këtyre takimeve që vitet e kthyen në traditë. Edi ishte energjia e çdo feste, kudo ku ishte i pranishëm. Tani, të gjitha takimeve, u mungon pjesa më e mirë, entuziazmi i pakursyer dhe bujaria e tij.