Dy ditë pas përjashtimit nga grupi i PD-së dhe një ditë pas betimit në Kuvend, Sali Berisha ka hapur arkivat duke paralajmëruar Edi Ramën.

Ish-kryeministri ka postuar një video nga “Tik Tok” në faqen e tij zyrtare në “Facebook” nga fjala e djeshme përpara parlamentit drejtuar kreut të qeverisë ku u shpreh “Mund të blesh dhe të shesësh Edi Rama, Lulzim Bashën, por kurrë PD-në dhe demokratët shqiptarë.

Linku i videos :

https://www.facebook.com/watch/?v=404429911101413

Kjo është përfundimtare, je i pashpresë”. Më pas videoja e postuar nga lideri historik i PD-së vazhdon me pamje nga një nga mitingjet e fushatës së zgjedhjeve parlamentare të vitit 2009 nën sloganin “Shqipëria po ndryshon” me sheshin “Skënderbej” të mbushur plot me simpatizantë demokratë