Kancelarja gjermane Angela Merkel tha sot nga Beogradi se çështja e Kosovës nuk do të zhduket, por duhet të zgjidhet.

Ajo ishte e qartë kur tha se disa çështje do të zgjidhen në fund të një procesi dhe Presidenti serb Aleksandar Vuçiç theksoi se Serbia është në dijeni të kushtit për t’u bashkuar me BE.

Ne e dimë se disa shtete anëtare të BE -së nuk e kanë njohur pavarësinë. Unë jam për një qasje pragmatike, sepse ajo çështje nuk do të zhduket” tha Merkel.

Vuçiç vazhdoi, duke thënë se ai nuk donte një zgjidhje poshtëruese, si dhe se “ne jemi të vetëdijshëm se nuk do të bëhemi anëtarë të BE -së derisa ta zgjidhim atë çështje“.

Nesër Angela Merkel do të vizitojë Tiranën.