Është bërë publike fotoja e biznesmenit italian, Davide Pecorelli i cili është gjetur në një ishull të Italisë, 8 muaj pasi inskenoi djegien e tij në një makinë në një fshat të Pukës. Në foton e publikuar, shihet ai i maskuar, që mos të njihet. Biznesmeni italian nuk vdiq në Pukë. Mediat italiane kanë bërë publike detaje nga zhdukja misterioze e biznesmenit. Një tërheqje parash e bërë nga karta e kreditit të Pecorellit ka zbuluar inskenimin, ndërsa më vonë është zbuluar se biznesmeni është gjallë.