Nuk ndodh shpesh që portretin e një shqiptari ta shohim që të ekspozohet në ekranin më të famshëm në botë, atë të ‘Times Square’, i cili ndodhet në New York të SHBA-së. Brenda këtij ekrani gjigand kemi parë yjet tona të muzikës si; Rita Orën, Bebe Rexhën apo edhe Dua Lipën.

Por mes protagonistësh, këtë herë ka qenë pikërisht edhe fotoja e Leon Arifit, vogëlushit me Sindoromën Down, i cili shfaq në ekranin gjigand së bashku me aktivisten, Fjolla Rraci.

Djaloshi shqiptar në ekranin gjigand të Times Square në New York!

Lajmin e ka ndarë vetë Fjolla në rrjetin e saj social në Facebook, duke shkruar se kjo fotografi e ka zbukuruar qytetin e New York-ut.