Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, pediatrja e njohur Lira Gjika, ka një këshillë për mësuesit dhe edukatoret!

Edukimi i fëmijëve për jetën publike, është një detyrë shumë e rëndësishme për çdo shoqëri. Kjo detyrë që fillon në familje, por fuqizohet në institucionet e edukimit, si ato parashkollore dhe ato shkollore. Këto institucione luajnë një rol të veçantë për të zhvilluar këtë veti. Etika e edukatorëve dhe mësuesve, toleranca e tyre, fjalori i zgjedhur, programet e studiuara dhe sidomos, mënyra e të nxiturit për të njohur, emërtuar dhe menaxhuar ndjesitë, janë kushti kryesor.

Nëse edukatorët dhe mësuesit do të edukojnë nëpërmjet frikës, mungesës së respektit dhe tolerancës, paaftësisë për të gjetur fjalën e duhur, pra duke etiketuar, diferencuar e kërcënuar, virtyti dhe toleranca është shumë e vështirë të bëhen mënyrë të qeni dhe të sjelluri. Fillim dhe punë të mbarë mësuesve dhe nxënësve në këtë vit shkollor.