Situata në Paris nuk është aspak e qetë te PSG. Si mos mjaftonin problemet e Messit, tani dy yjet Mbappe-Neymar nuk i kanë aspak mirë punët me njëri-tjetrin.

Ylli francez u largua shumë i zhgënjyer kur u zëvendësua kundër Montpellier, ndërsa kamerat kapën këtë fyerje kur ai i shpjegoi zemërimin e tij shokut të skuadrës.