Italia do të sfidojë Spanjën në “San Siro” të mërkurën, në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve. Trajneri Roberto Mancini, protagonist absolut i suksesit blu në “Euro 2020”, 53 vite pas herës së parë, tha: “Ne kishim më shumë vështirësi në takimi i parë, pas Kampionatit Evropian. Tani djemtë kanë luajtur disa ndeshje dhe të gjithë janë më mirë.

Shpresojmë të kemi një gjysmëfinale të mirë dhe nëse është e mundur edhe një finale të mirë. Për ne Liga e Kombeve është e rëndësishme. Kemi shumë të rinj, duhet t’ua japim të gjithë djemve mundësinë të shprehen.

Për Italinë, çdo ndeshje është një provim. Ju mund të fitoni një Evropian ose një Kupë Bote, por ndeshjen tjetër duhet ta fitoni sërish dhe kjo është e drejtë. Djemtë kanë bërë gjithçka mirë deri më tani”.

Trajneri axurr foli edhe në lidhje me propozimin për t’u luajtur Kupa e Botës çdo dy vite: “Unë nuk dua të them po ose jo, por Kupa e Botës është një gjë kaq e jashtëzakonshme, saqë pritshmëria për katër vite është bërë një emocion. Edhe nëse luhet çdo dy vite ekziston rreziku që të bëhet kompeticion normal”.

Mancini foli edhe për rastin Donnarumma. Ish-portieri i Milanit përpiqet të gjejë hapësirë te PSG, por trajneri axurr nuk ka dyshime: “Ai luajti një ndeshje të madhe në Ligën e Kampionëve (kundër Manchester City).

Giggi është portieri më i mirë në botë për momentin, po rivalizon me një portier tjetër të madh (Navas). Mendoj se ai mund ta ndihmojë PSG  të fitojë Ligën e Kampionëve. Nuk mendoj se është një problem për ekipin kombëtar”.