Dalin detaje nga vrasja e efektivit të policisë Saimir Hoxha nga Aldi Rama.

Policia e Lezhës u informua për të shtënat me armë zjarri në ishull Lezhë nga nëna e Kristjan Sherrit.

Pas vrasjes së nënkomisarit Saimir Hoxha nga Aldi Marku, shoku i tij telefonoi të ëmën për t’i treguar se çfarë kishte ndodhur. I riu i ka rrëfyer nënës se po i vrisnin e në këtë mënyrë ajo ka lajmëruar sallën operative të policisë së Lezhës.

Armando Marku dhe Kristjan Sherri ditën e ngjarjes kanë qenë duke pirë kafe në Lezhë dhe Aldi Ramën dhe kishin shkuar për të konsumuar lëndë narkotike në zonën e Vainit. Të dy shokët e Aldi Ramës u lanë ditën e djeshme në burg nga Gjykata e Lezhës, pasi akuzohen për bashkëpunëtorë.

Avokati i tyre tha pas përfundimit të seancës se të rinjtë nuk kishin lidhje me vrasjen e se ata ndihmuan policët në momentin që ndodhi vrasja.