Bulqizë- Një 48-vjeçar është vënë në prangat e policisë për shkak se akuzohet për drejtim makine në gjendje të dehur.

I arrestuari është N. D banues në Bulqizë. ky person rreth orës 17.00, duke drejtuar automjetin e tij,  në rrugën nacionale Shupenzë-Bulqizë, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe më pas ka braktisur automjetin.

Sipas policisë pasi është testuar për alkool 48-vjeçari ka rezultuar i dehur në masën 0.79 mg/l,  dhe i pa pajisur me leje drejtimi.

Njoftimi i policisë:

Drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi, arrestohet nga Policia 48-vjeçari.

Më datë 02.10.2021, rreth orës 17.00, shtetasi N. D., duke drejtuar automjetin e tij,  në rrugën nacionale Shupenzë-Bulqizë, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe më pas ka braktisur automjetin.

Shtetasi N. D., është gjetur dhe shoqëruar në Komisariat nga shërbimet e Policisë, ku pas kryerjes së alkooltestit ka rezultuar se drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.79 mg/l,  dhe i pa paisur me leje drejtimi.

Në përfundim të veprimeve hetimore nga specialistët e sektorit të Policisë Rrugore, në DVP Dibër, është bërë arrestimi i shtetasit N.D., 48 vjeç, banues në Bulqizë, dhe materialet procedurale në ngarkim të tij, i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.