Në një postim në rrjetin social Facebook, gazetari Dritan Hila ka postuar një foto të një nga tunelet e Unazës dhe shtron shqetësimin qytetar që në çdo tunel është gdhendur emri i kompanisë ndërtuese, madje më shumë se sa emri i Skënderbeut në sheshe.

Hila: Me shumë sheshe ka Salillari, se sa Skënderbeu!

“Mund të më thoni me çfarë të drejte në gjithë tunelet e unazës ky zotëria gdhend emrin e fisit te tij në një vepër të bërë me paratë e mia?! Më shumë ka ura e tunele me emër Salillari sesa rrugë e sheshe me emër Skënderbeu”, shkruan Hila në Facebook.