Ka nisur protesta kundër rritjes së çmimeve në Tiranë.

Protesta u paralajmëruar në rrjetet sociale dhe ka për qëllim të kundërshtojë rritjen e çmimit të bukës, energjisë dhe karburanteve.

Qytetarët me pankarta në duar përballë Kryeministrisë kanë kërkuar uljen e çmimit të bukës.

Lëvizja qytetare është përshëndetur edhe nga automjetet të cilat kanë ndaluar duke devijuar trafikun në shenjë respekti ndaj qytetarëve.

Gjithashtu edhe në qytete të tjera të vendit ka iniciativa të tilla.