Shtyhet me një javë nisja e mësimit në Universitete. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Arsimit Evis Kushi e cila thotë se 11-17 tetor do të jetë java e vaksinimit masiv të studentëve në universitete.

Ministrja njofton se me kërkesë së Konferencës së Rektorëve, viti i ri akademik do të nisë më datën 18 tetor dhe koha e mbetur, pra nga data 11 deri në 17 tetor, të shfrytëzohet për vaksinim.