Tre të plagosur është bilanci i një aksidenti në Pogradec. Mjeti tip ford del nga rruga dhe bie në 20 m lartësi.

Policia konfirmon se K.G rreth 45 vjeç, banues në fshatin Shqitas, Maliq, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë janë dëmtuar pasagjerët, shtetasja Xh. H. rreth 30 vjeçe dhe shtetasi M. H., 33 vjeç, banues në fshatin Çaushli, Maliq, si edhe drejtuesi i mjetit shtetasi K. G., të cilët u transportuan në Spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Mjeti ka rënë 20 m poshtë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.