Temperaturat e ajrit u ulën ndjeshëm në mëngjes për të vazhduar trendin këtë mesditë duke luhatur nga 6°C deri në 23°C.

Reshjet e dendura kanë bërë gjithashtu që kapiteneria Vlorë të ndalojë lundrimin e mjeteve të vogla si dhe të anijeve të peshkimit deri në një afat të dytë, ndërkohë që në Korçë, aksi Lozhanë-Moglicë u bllokua për shkak të daljes nga shtrati të përrenjëve. Po ashtu për shkak të motit të keq, në Korçë më shumë se gjysma e qytetit mbeti pa energji elektrike.