Një aksident me vdekje raportohet të ketë ndodhur në Korçë. Burime nga policia bëjnë me dije se viktimë ka mbetur një 29-vjeçare.

Sipas uniformave blu K. G., 42 vjeç, banues në fshatin Shqitas, Maliq, në segmentin rrugor Grunjas-Kakaç, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka dalë nga rruga dhe për pasojë kanë marrë dëmtime pasagjerja, Xh. H., 29 vjeçe, banuese në fshatin Shqitas, Maliq. E reja ka humbur jetën gjatë transportimit për mjekim më të specializuar në Tiranë.

Ndërkohë, drejtuesi i mjetit, për të cilin policia ka nisur procedim penal ndodhet në spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve.