34 persona kanë humbur jetën në Rusi, pasi u helmuan nga alkooli, ndërsa 24 të tjerë ndodhen në spital.

Lidhur me ngjarjen e rëndë janë arrestuar nëntë persona, pasi dyshohet se vdekjen e qytetarëve e ka shkaktuar metanoli i përzier me alkool, duke e bërë atë toksik.

Raportet mjeko-ligjore treguan se viktimat kishin konsumuar alkool që përmbante metanol, i cili ndryshe nga metanoli, forma e zakonshme e alkoolit që gjendet në pije është shumë toksik.

Mijëra shishe alkool të dyshuar janë sekuestruar në dyqane dhe magazina në rajon. Testimet treguan se shumë prej atyre shisheve përmbanin metanol vdekjeprurës.