Pandemia Covid-19 ndikoi në çdo aspekt të jetës. Madje edhe në mënyrën se si njerëzit vishen. Virusi duket se po nxjerr nga përdorimi në masë, veshje të cilat edhe me kalimin e dekadave, kishin të njëjtin impakt. Kostumi historikisht ka qenë veshjet më e përdorur që nuk dilte kurrë nga moda.

“Teorikisht, është veshja më demokratike. Të gjithë, nga lexuesit e lajmeve deri tek keqbërësit në paraqitjen e tyre të parë në gjykatë veshin kostume”, shkruan Mick Brown.

Edhe para Covid, bankat dhe korporatat kryesore po lehtësonin politikën e tyre për veshjen e kostumeve në zyrë: në vitin 2019, grupi i kërkimit të tregut Kantar raportoi se më shumë se 110 milion£ ishte humbja nga shitjet vjetore të kostumeve në vetëm katër vjet. Por pandemia ka futur një gozhdë tjetër në ‘arkivol’.⁠

Njerëzit nuk preferojnë më të veshin kostume. Dhe ka një arsye për këtë/

“Në një ditë të ngrohtë vere, duke parë raftin e rrobave mendova: ‘Nuk e kam veshur më kostumin prej kohësh!’ Por pse do ta bëja? Për 18 muajt e fundit ka pasur pak arsye. Puna nga shtëpia, takimet në Zoom, kafe në rrezen e diellit të ballkonit”. Një nga eksperiencat që na tregon se veshja më në modë e të gjitha kohërave, nuk është më e tillë.