Nga foltorja e Kuvendit, Edi Rama kishte një këshillë për rivalin e tij politik, Lulzim Basha duke i kërkuar që të mos flasë me gjuhën e Sali Berishës, të cilin e cilësoi “qenef”.

Lulzim ta kam thënë që unë hallexhinjve nuk u shtoj hallet, je hallexhi sot, unë po të ndjek dhe më vonë kemi kohë prapë, ti je hallexhi për momentin. 

Zgjidh hallet, por një gabim mos bëj të hysh në garë me atë të “Foltores” duke e bërë gojën “qenef” se nuk ta zgjidh hallin kjo, se në atë fushë është më i mirë ai, ai është origjinali, ti je kopja. 

Ai është botërisht “qenefi” i Shqipërisë. Ti nuk je, je shumë pllakë majolike për të qenë si ai. Komisionin në fjalë ju duhet ta harroni, nuk bëhet. Shqipëria vazhdon betejën në territor asnjëanës. Ju keni një hall tjetër, kush në krye ku. 

Ne nuk përzihemi. Unë duke qenë se kam një dobësi, mbase edhe cështje moshe, duke qenë pak më i madh, apo shumë me Lulzimin thjeshtë i përsërita atë që i kam thënë publikisht dhe personalisht mos e emito atë, se si ai nuk bëhesh kurë dhe mos u bëfsh, je në lartësinë e flokëve të krehura, kostumit, mos e prish gojën si ai. 

Je dalluar që i fsheh mirë ato që mendon, por të paktën jo me gojë. Nuk mundet dot që të bëhesh ti goja më e shthurur e këtij parlamenti, për mua që të konsideroj mik është fyese” tha ai.