Një “tërmet” tronditi botën e futbollit. Mauro Icardi dhe Wanda Nara u divorcuan?! Thashethemet u përhapën në Argjentinë, por kishin origjinën nga një “story” misterioze, e ndarë disa herë dhe më pas u hoq nga vetë Wanda, gjë që i bëri fansat e saj të shqetësoheshin.
Molla e sherrit midis sulmuesit të PSG dhe gruas së tij është bërë Maria Eugenia Suarez, e njohur si Kina. Ajo është një aktore, këngëtare dhe modele argjentinase. Si aktore debutoi në moshën 11 vjeçe, duke luajtur në serialin televiziv “Rincón de luz”.
Në vitin 2015 debutoi në ekranin e madh me përshtatjen si film të librit Abzurdah. Emri i saj është përfolur shumë edhe jashtë Argjentinës, pikërisht për shkak të lidhjes së supozuar me Mauro Icardi.
Në Instagram, nofka e saj është “sangrejaponesa” dhe ka 5.000 ndjekës, përfshirë Pocho Lavezzi, Antonela Roccuzzo, Tucu Correa, Oriana Sabatini dhe motra e Wandës, Zaira Nara.
María Eugenia Suárez Riveiro, e njohur më mirë si China Suarez, lindi më 9 mars 1992 në Buenos Aires, Argjentinë. Ajo është vajza e Guillermo Suárez dhe Marcela Riveiro Mitsumori; ka një vëlla më të madh të quajtur Agustín Suárez. Gjyshja e saj nga nëna, Marta Mitsumori, ka lindur në Argjentinë dhe ka origjinë japoneze.
Nga viti 2012 deri më 2013, Suárez u lidh me aktorin argjentinas Nicolás Cabré, me të cilin kishte një vajzë, Rufina, e lindur më 18 korrik 2013. Nga viti 2015 deri më 2021 ajo kishte një lidhje me aktorin kilian Benjamín Vicuña, me të cilin ka dy fëmijë: Magnolia, e lindur më 7 shkurt 2018 dhe Amancio, e lindur më 28 korrik 2020. Çifti u nda korrikun e kaluar.