Sipas zhvilluesve të vaksinës Pfizer, Ugur Sahin dhe Ozlem Touretsi, prodhimi i vaksinës kundër kancerit është afër. Ata në një intervistë dhënë së fundmi, kanë deklaruar se metodën e teknologjisë m-ARN, do ta përdorin për të trajtuar edhe kancerin.

“Ne në fakt filluam që të punonim me teknologjinë mARN në vitet 1990 dhe në 2012 filluam që të trajtonim pacientë me vaksina të prodhuara me këtë teknologji. Vaksinat nuk kanë të bëjnë me parandalimin si në rastin e një virusi. Pacientët kanë tumore dhe vaksina duhet të jetë shumë e fortë që të aktivojë një përgjigje të duhur imune dhe në të njëjtën kohë të zvogëlojë në mënyrë drastike tumoret”, thanë ata.

Sipas dyshes Sahin-Touretsi, kanë nisur teste në qindra pacientë dhe se vitin tjetër presin të kenë rezultate. Nëse testet rezultojnë pozitive mund të hapin rrugën që në tre apo katër vjet të aprovohet vaksina e parë kundër kancerit.