Një burrë në moshë të thyer ka gjetur vdekjen të dhimbshme pak minuta më parë në qytetin e Fierit pasi u hodh nga lartësia e një objekti banimi.

Ngjarja ndodhi sot rreth orës 15:30, në lagjen “Kastriot” Fier.

Policia lokale tha se dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banon dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi B. L., 72 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.