Dhjetëra qytetarë janë paraqitur sot me shenja helmimi në spitalin e Krujës.

Lidhur me këtë fakt ka reaguar edhe Policia. Sipas informacionit zyrtar, janë rreth 35 qytetarë që kanë përfunduar në spital të helmuar.

Shkaqet e helmimit nuk janë ende të qarta, ndërkohë që priten analizat nga Drejtoria e Shëndetit Publik Krujë dhe Tiranë për të zbuluar të vërtetën.

“Policia e Krujës, pas marrjes së njoftimit mesditën e sotme, nga urgjenca e Spitalit të Krujës, se dy ditët e fundit kanë shkuar për ndihmë mjekësore, rreth 35 shtetas, të cilët dyshohet se janë helmuar, ka ngritur grupin hetimor, i cili ka shkuar në spitalin e Krujës dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e shkakut.

Nga ana e Policisë janë njoftuar organet e shëndetit publik dhe të AKU-së, për të sqaruar këtë situatë. Priten analizat nga DSHP Krujë dhe Tiranë”, njofton policia.

Grupi hetimor po kryen të gjitha veprimet procedurale, me qëllim zbardhjen e shkakut dhe sqarimin e rrethanave të këtyre rasteve.

Më shumë nga biseda me doktor Xhihan Abazoviç :