Një vajzë vetëm 11 vjeçe është përfshirë në marrëdhënie seksuale me një djalë tetë vjet më të madh.

Denoncimi është kryer nga familjarë të të miturës të cilët njoftuan policinë e Lushnjë ku edhe jetojnë.

Policia ka arrestuar në flagrancë djalin 19 vjeçar F.H., nën akuzën e kryerjes së marrëdhënieve intime me të mitur, vepër penale që dënohet nga Kodi Penal shqiptar.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. H., 19 vjeç, banues në Cërrik, Elbasan, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur 11 vjeçe, banuese në Lushnjë”, njoftoi policia.

Noa.al mëson se djali dhe vajza kishin krijuar një raport intim dhe ata duheshin. Hetimet nxjerrin se në këtë ngjarje nuk bëhet fjalë për përdhunim. Por mosha shumë e vogël e vajzës, ende fëmijë, është e dënueshme.

Sipas të dhënave policore në dosjen që tani i ka kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, thuhet se akti intim ka ndodhur në Cërrik ku edhe jeton 19 vjeçari.