3 vjet më parë Donaldi ka nisur historinë e dashurisë me moderatoren Bora Zemani. Dhe mbrëmjen e së premtes aktori vendosi të bëjë një gjest shumë të veçantë nga shtëpia e “Big Brother Vip”. Ai vendosi brenda një kutie me ëmbëlsira një varëse dhe e hodhi përtej murit. Donaldi tha se shpreson që Bora ta merrte kutinë kur të vinte ditën tjetër në mjediset e televizionit.