Ish-kryeministri Sali Berisha mesditën e sotme zhvilloi “Foltoren” me të rinjtë në Tiranë. Lëvizjes së Berishës iu bashkua edhe kryetari i FRPD-së, Belind Këlliçi. Lideri historik i PD-së që tashmë kërkon që të rimarrë drejtimin e partisë akuzoi Lulzim Bashën për shpalljen e zgjedhjeve të reja për drejtuesit e forumit të të rinjve dhe grave.

Është vërsulur ndaj organizatës suaj dhe të grave, në një hakmarrje të turpshme. Vendi i tij po të ishte burrë, duhet të ishte sot përpara jush. Këtu. Me Belindin, Rigersin, mua me një debat të hapur. 

Por i kyçur në zyrën e tij dhe jep urdhra me telefon, si në kohërat më staliniste për uzurpimin e forumit rinor dhe të grave. Nuk e lejojnë të japë dorëheqjen, por do ta heqim. Forumi juaj ka trashëgiminë e tij. Nuk është pronë e askujt. Ato janë kompetencë e juaja, do të jeni ju që do të zhvilloni procesin dhe zgjidhni drejtuesit.

Ju sugjeroj ta ftoni në një debat, mos fshihet, por të mësojë nga ju ABC e demokracisë” tha Berisha. “Foltores” së Sali Berishës mes të tjerëve sot iu bashkua edhe ish-zëdhënësja e PD-së gjatë fushatës, Floriana Garo.