Individë që kanë në vëmendje mbrojtjen e kafshëve, reagojnë për ngordhjet e dyshimta të qenve të rrugës që sipas tyre po kryhet në mënyrë të fshehtë e të qëllimshme.

Raportimi për disa raste ngordhjesh të papritura të qenve të rrugës vjen pasi bashkia Korçë bëri të ditur se do të nisë një fushatë sterilizimi të këtyre kafshëve pasi konsiderohen si problematike me praninë e tyre të pakontrolluar në qytet.

Ndërkaq, kjo fushatë sterilizimi e qenve vjen edhe pas denoncimit në një emision investigativ për tufa të këtyre kafshëve në zona të ndryshme të qytetit. Dihet se Institucionet në përgjithēsi dhe drejtuesit e tyre, por jo vetēm, ruhen si djalli nga temjani nga të bërit objekt nëpër emisionet investigative. Dhe mirë bëjnë, sidomos kur reflektojnë në të mirë të komunitetit, por edhe transpareca nuk do të ishte keq. Sepse, nga ana tjetër, ngrihen dyshime për spekulim siç është rasti me qentë e rrugës në qytet.