Humbje për arsimin korçar vjen ndarja nga jeta e një mësueseje të respektuar që ka dëshmuar përkushtim për ti dhënë dije disa gjeneratave të nxënësve. Është shuar në moshën 60 vjeçare Zhaneta Kita, e cila kujtohet me nderim nga ata breza që u ka dhënë mësim në shkollat e qytetit të Korçës.

‘Me shumë respekt kujtojmë karrierën e saj profesionale, 39 vjeçare. Kujtojmë përkushtimin e saj për punën si arsimtare e palodhur e cila me një pasion të jashtëzakonshëm mbushte plot dije auditoret ku ajo shkelte, në arsimimin e këtij qyteti dhe nxjerrjen e shumë breza nxënësish.

Përvoja e saj ka mbetur në shumë prej shkollave ku ajo punoi dhe ka lënë gjurmë me mendimin dhe fjalën e saj.
Sot u largua një Embleme e Arsimit Korçar’ ka ardhur mesazhi në Korça Report për ndarjen e parakohëshme nga jeta të mësueses Zhaneta Kita.