Sot u njoftua se biznesmeni i fuqishëm Rezart Taçi, u shpall në kërkimnga SPAK, pasi akuzohet se është pjesë e një skeme të pastrimit të parave në kuadër të grupit kriminal.

Në pranga për këtë hetim ranë dhe dy persona të afërt të Taçit, shtetasit Artur Balla dhe Bledar Lilo.

Në një lidhje për emisionin “Zona Zero” biznesmeni mohoi të ketë lidhje më akuzat e bëra nga SPAK, ndërsa zbuloi edhe vendin se ku ndodhet.

Ai u shpreh se po qëndron në Itali, por do të kthehet shumë shpejt në Shqipëri, për t’u përballur me drejtësinë.

“Më mungon Shqipëria, do vij shumë shpejt. Do vij personalisht. Dua të përballem me të gjitha normat e zotit të fesë dhe të burrërisë.

Unë prej vitesh jetoj në shtetin italian. SPAK më gjen këtu, por do të vij në Shqipëri, shumë shpejt”, tha ai për emisionin “Zona Zero” në Top News.