Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo u arrestua një ditë më parë pasi u kap duke drejtuar automjetin pa patentë.

Qëndrimi i tij pas hekurave nuk ka zgjatur shumë pasi Gjykata e Tiranës e ka lënë të lirë duke i caktuar masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’.

Ai u kap dje në orën 1.30 të natës, ndërsa kjo nuk është hera e parë që ai arrestohet pa patentë.