Një banesë në katin e pestë të një pallati është përfshirë nga flakët në Tiranë. Burime bëjnë me dije se janë evakuar të gjithë banorët e pallatit, si pasojë e përhapjes së tymit në të gjithë godinën.

Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Po hetohet në lidhje me shkaqet e rënies së zjarrit, ndërkohë që pranë pallatit ndodhen ende ekipet e zjarrfikëses.

“Me datë 15.11.2021, në rrugën “Kongresi i Përmetit”, ka rënë zjarr në katin e pestë të një pallati, ku ka vetëm dëme materiale.

Sherbimet e Policisë bënë evakumin e menjehershëm të banorëve të pallatit. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Vijon puna nga Grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, njofton zyrtarisht policia.