Gjykata e Fierit ka lënë në burg autorin e vrasjes së 8 vjeçarit Mateo Vasiu në Fier.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur dy ditë më parë ku 38 vjeçari Klodian Çalamani, vrau dhe groposi vogëlushin.
nëna e vogëlushit në një deklaratë për mediat është shprehur se ajo nuk do të ndalet dhe do të presë përditë para gjykatës derisa të marrë hakun për djalin e saj.

“Më mori një foshnjë më mori një 8 vjeçar i tha Mateo më merr një bukë, do iki te shtëpia ma groposi i vuri dheun nga lart dhe bëri sikur nuk ndodhi gjë. Ku është Mato kërkoja se do ta gjeni tha. Dua ta djegin, dhe ti them çunin e mora hakun si mama. Do të presim përditë këtu do rri unë si nënë”, ka thënë ajo.

vijon….