Kryeministri ka vijuar takimet me punonjësit e sigurisë për planin e rritjes së pagave. Në fjalën e tij kreu i qeverisë tha se kjo është një rritje historike që do të motivojë punonjësit dhe do të shtojë kontributet e t

Rritjen e pagave për punonjësit e Sigurisë, kryeministri Rama e njoftoi vetë personalisht. Sipas tij, kjo rritje do të vijojë edhe gjatë vitit 2024 dhe do të filloj të zbatohet pasi ligji të miratohet në parlament

Me letër në dorë kryeministri Rama shkoi t’ia tregonte personalisht punonjësve të sigurisë se me sa para do t’u rritet rroga.

Policia, garda, siguria e burgjeve e madje zjarrfikësit u rreshtuan përpara kreut të qeverisë për të dëgjuar me endje rrogën e re.

“Paga e drejtuesit madhor 139 375 dhe bëhet sot 187500 lekë. për drejtuesin poshtë atij madhor 137 mijë e 4500. Për komisarin bëhet 112 500, për inspektorin e parë 97 500”.

Efektivitetin e rritjes së pagës, Rama ia kaloi parlamentit, duke u shprehur se duhet të japin votat pro, por vetë në faqen e kryeministrisë nuk ka të publikuar asgjë lidhur me ligjin e pagave.

“Deri këtu mbaron fjala, tani fillojmë me veprat. me kalimin e ligjit në parlament do të kemi efektet por një pjesë do t’i kenë efektet më shpejt se të tjerët se janë rritje e premtuara më përpara”.

Publikisht kjo vendimmarrje e qeverisë lidhet me periudhën zgjedhore në të cilën ndodhet vendi, por për Ramën, rritja erdhi pasi u plotësuan kushtet.

“Jemi gati për rritje page të konsiderueshme, është rritja më e madhe për shkak të mundësisë për ta përballuar këtë rritje.

Të gjithë punonjësit e sigurisë meritojnë më shume dhe kjo është vetëdija jonë. Shpërblimet që kemi rritur herë pas herw nuk janë të mjaftueshme. Çdo njeri e kupton që shpenzimet varen nga mundësitë. Një shtëpi që nuk do të zhytet në borxhe dhe pastaj të mbetet pa çati. Rritja do të bëhet me dy hapa dhe një pjesë do të zbatohet tani një pjesw në harkun e një viti. Rritja e menjëhershme e pagës për ju që jeni në këtë sistem.

Paga e çdo niveli nuk është njësoj për të gjithë. Sot paga e drejtuesit madhor 139 375 dhe bëhet sot 187500 lekë. për drejtuesin poshtë atij madhor 137 mijë e 4500. Për komisarin bëhet 112 500, për inspektorin e parë 97 500.

Për burgjet, drejtori madhor 187500 , drejtori më poshtë tij 137 4500, komisari 112 000 dhe për inspektorin e parë shkon në 97 500 Kjo balancon sistemin e sigurisë.

Kemi rritje për gratë dhe punonjësit e FNZH. Drejtuesi zjarrfikës shkon në 125 000, inspektori 90 mijë zjarrfikës në 80 mijë dhe asistenti në 70 mijë dhe janë rritje me 20 mijë lekë të reja në muaj.

Në finale rritja në vlerë e pagës për gjithë sistemin do të jetë sipas kategorive, niveli më i ulët do të rritet me 165 mijë lekë në muaj. Në finale do të kemi paga dinjitoze të krahasueshme me rajonin. Jam i bindur që do të motivoheni më shumë dhe për të kontribuar në shtëpitë tuaja dhe kjo rritje historike nuk është e fundit”.

Edi Rama, kryeministër