Krimi në familje i mori jetën një 37-vjeçareje ndërsa autori i identifikuar si Roland Sinani vrau veten. 43-vjeçari qëlloi me pistoletë kunatën e tij Migena Sinani në dhomën e gjumit ndërsa në momentin e vrasjes në banesën e familjes Sinani në Shkozë kanë qenë prindërit pasi bashkëshorti i 37-vjeçares që punon si taksist nuk ndodhej në shtëpi. 

Migena ka dy fëmijë, ndërsa kur 43-vjeçari qëlloi mbi të, ka pasur në shtrat dhe vajzën e saj të vogël 2-vjeçare.

Pasi kreu krimin e rëndë, 43-vjeçari i cili merrte mjekime për shëndetin mendor, ka vrarë veten.

Fqinjët kanë deklaruar se familja Sinani jetonte në kushte të vështira ekonomike, ndërsa Migena ishte ajo që kujdesej për dy prindërit e sëmurë të bashkëshortit të saj dhe për dy fëmijët e vegjël.

Policia gjatë kërkimeve ka gjetur dhe armën ndërsa ende nuk dihen motivet që çuan 43- vjecarin të qëllojë mbi kunatën e tij.