Një 28-vjeçar nga Erseka është zhdukur prej më shumë se 2 javësh. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Starje të Bashkisë Kolonjë ku sipas familjarëve të tij 28 vjeçari është parë për herë të fundit në datën 1 Nëntor.

Sherif Mukaj i datëlindjes 30.04.1993 mësohet se përpara se të zhdukej ka lënë makinën dhe sendet e tij personale(kartën e identitet dhe një telefon).

Sipas familjarëve të cilët jetojnë prej vitesh në Amerikë, djali i tyre nuk ka folur me asnjë para se të zhdukej ndërsa të shqetësuar kanë udhëtuar nga Amerika drejt Shqipërisë për të kërkuar djalin e tyre.

Sipas tyre rastin e kanë denoncuar në polici ndërsa deri më këto momente nuk kanë asnjë informacion për vendndodhjen e djalit të tyre.

Ndërkohë policia ka në dorë sendet personale dhe telefonin e tij ndërsa ka nisur kërkimin që prej denoncimit të familjarëve sakaq këta të fundit nuk kanë dijeni nëse djali i tyre ka qenë në konflikt me njeri.