Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka shpallur tre ditë zie kombëtare, për të nderuar 45 viktimat e tragjedisë në Bullgari.

Kryeministri Zoran Zaev, në një postim në rrjetet sociale bën me dje se ditë zie janë shpallur 23, 24 dhe 25 nëntori, ndërsa flamuri do të jetë gjysmë shtizë. Kryeministri thekson se të gjitha ngjarjet publike do të shtyhen dhe mediat duhet të përshtatin përmbajtjen e programacionit të tyre.

“Qeveria në seancën e sotme të jashtëzakonshme shpalli tre ditore zie në territorin e gjithë vendit, për aksidentin tragjik në Bullgari, në të cilin humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë.

Ditë zie janë shpallur 23, 24 dhe 25 nëntori (e martë, e mërkurë dhe e enjte), ndërsa gjatë ditëve të zisë flamuri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe përfaqësuesit diplomatik të vendit jashtë vendit, do të jetë gjysmë shtizë.

Të gjitha ngjarjet publike shtyhen dhe mediat duhet të përshtatin përmbajtjen e tyre në përputhje me zinë e shpallur tre ditore,” shkruan Zaev.