Historia e një mjeku 49-vjeçar grek i cili ka luftuar për një muaj me koronavirusin në njësinë e kujdesit intensiv dhe pastaj për 2.5 muaj luftoi për kthimin në normalitet në një qendër rehabilitimi është tronditëse.

E gjithë kjo ndodhi përpara se vaksinat të ishin në dispozicion. Tani, i vaksinuar plotësisht, mjeku u kthye në spitalin e Volos për të ndihmuar kolegët e tij.

Përballë pesë muajve të vuajtjes që kalova, u shërova vërtet, isha i vdekur dhe u ktheva tha mjeku pulmonolog Konstantinos Christou.

Ai nuk kishte asnjë sëmundje bashkëshoqëruese, por ishte vetëm COVID që e goditi rëndë.

Mjeku u bën thirrje të gjithëve që të vaksinohen për të mposhtur sëmundjen.