Këto do të jenë Krishtlindjet e para që familja Biden do të festojë në Shtëpinë e Bardhë. Tema që çifti Biden kishte zgjedhur për dekorin e të gjithë rezidencës ishte “ dhuratë nga zemra”.

“Gjërat që i ne i konsiderojmë të shenjta janë ato që na bashkojnë dhe falë tyre kapërcejmë distancën, kohën, madje edhe kufizimet e një pandemie. Besimi, familja dhe miqësia, dashuria për artet dhe natyra, sigurisht edhe mirënjohja, uniteti dhe paqja. Këto janë dhuratat që lidhin së bashku kuptimin e jetës tonë,” shkruan çifti Biden.