Pas vizitës në Qipro, Papa Françesku ka zhvilluar një vizitë në Greqi. Papa ka mbërritur në kryeqytetin helenik, në Athinë, dhe ku mëngjesin e sotëm ka vizituar mëngjesin e sotëm Pallatin Presidencial, ku u takua me Presidenten greke, Katerina Sakellaropoulou.

‘Ju mirëpres me nder dhe emocion të veçantë’, tha në fillim të fjalës së saj Katerina Sakellaropoulou, duke theksuar se vizita ka një vlerë të madhe simbolike.

Papa Françesku tha në një fjalim prekës se ‘Pa Athinën dhe pa Greqinë, Evropa dhe bota nuk do të ishin ato që janë sot’. Siç tha ai, “këtu, sipas deklaratës së Sokratit, njeriu filloi të ndihej qytetar. Këtu njeriu e kuptoi se ishte një qenie politike. Demokracia lindi këtu. Sot jo vetëm në Kontinentin e Vjetër ka një rënie të Republikës. ‘Pjesëmarrja e të gjithëve është thelbësore jo vetëm për arritjen e qëllimeve, por sepse zbulon se kush jemi ne.’

Më pas Ati i Shenjtë, pritet që të takohet me autoritetet, shoqërinë civile dhe trupin diplomatik; pasdite do të vizitojë kryepeshkopin ortodoks të Athinës dhe të gjithë Greqisë.