Moderatorja e njohur, Bora Zemani është tashmë personazhi më i komentuar në mediat rozë.

Marrëdhënia e saj me aktorin, Donald Veshaj, është kthyer në kryefjalën e çdo tavoline. Gjithçka nisi me pjesëmarrjen e tij në “Big Brother Vip”, ku lidhja e tyre e dashurisë po vazhdon të komentohet pafund.

Pak minuta më parë, Bora ka postuar në Instagram disa foto, ku shfaqet me Semin, duke treguar edhe një herë marrëdhënien që ka me këtë të fundit.

Semi e ka mbështetur moderatoren deri në ditën e fundit të daljes nga shtëpia, duke kundërshtuar edhe marrëdhënien me Beatriksin.

“Me nje beb te vockel fareeee”, ka shkruar Bora, krahas fotove ku shfaqen të dyja buzë detit.