Një 46-vjeçare ka gjetur vdekjen në rrethana ende të paqarta. Policia thotë se ngjarja ka ndodhur në Pogradec, ku gruaja fillimisht ishte paraqitur në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Pasi kishte marrë trajtim në spital, 46-vjeçarja u largua për në banesë, por më pas rreth orës 21:40 policia ka marrë njoftimin se ajo ka ndërruar jetë.