Në Tiranë është krijuar trafik i rënduar për shkak të aktiviteteve që zhvillohen në sheshin “Skënderbej”. Gjithashtu edhe për shkak të reshjeve.

Policia Rrugore e Tiranës, nisur edhe nga shtimi i automjeteve që vijnë në drejtim të Tiranës apo qytetarëve që vijnë nga jashtë shtetit, për festa dhe pushime, me qëllim shmangien e bllokimit të lëvizjes në Unazën e Vogël, kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve që të shmangin sa është e mundur lëvizjen në drejtim të qendrës, konkretisht hyrjen nga:

– Rruga e Durrësit; – Rruga e Kavajës drejt rrugës “Ibrahim Rugova”; – Bulevardi “Zogu i Parë” drejt rrugës “Urani Pano”; – Rruga e Dibrës drejt 9-katsheve; – Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” drejt rrugës “Abdi Toptani”; – Rruga e Elbasanit drejt 9-katsheve.