Lojërat e fatit marin goditjen e radhës në Korçë, arrestohen 3 persona, 2 prej të cilëve pronarë lokalesh.

Policia njofton zyrtarisht se shërbimet e saj të komisariatit Korçë, në vijim të punës për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të cilët organizojnë lotari të palejuara, kanë ushtruar kontrolle në lokale dhe ambiente të ndryshme, ku dyshohej se vijonte të ushtrohej ky aktiviteti i kundërligjshëm.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara, në lagjen nr. 13, Korçë, konkretisht në lokalet e marra në përdorim nga shtetasit D. Zh. dhe E. Sh., u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 aparate celularë, të cilët dyshohet se përdoreshin për vendosjen e basteve sportive.

Në vijim të veprimeve të mëtejshme hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve D. Zh., 31 vjeç; E. Sh., 30 vjeç dhe V. L., 24 vjeç, banues në Korçë.