Televizionet shqiptare kanë filluar viteve të fundit të shfaqin sa më shumë show, kësisoj edhe shikueshmëria e tyre është kthyer në rekorde të pamenduara më parë.Një show i tillë së fundi po shfaqet edhe në një nga televizionet e radhës në Shqipëri.

Por ajo çfarë bie në sy është paraqitja e fundit e këngëtares, Bleona Qereti, e cila për disa vite qëndroi jashtë muzikës e jetoi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së fundi është kthyer për këtë projekt televiziv.

Po e pe mirë veshjen e Bleona Qeretit e kupton qartë se pak gjëra janë mbuluar, e ky program televiziv ndiqet nga shumë njerëz. Bleona padyshim se duket e kuruar në trup, por veshja e saj duket se iku jashtë kornizave kësaj radhe.

Ndërkohë, dy puntata më parë në “Love Story”, Bleona ka pasur një debat të fortë me Robert Aliajn. Duke dhënë opinionin e tij, Roberti ka thënë se ai e ka krijuar një familje, ndryshe nga zonjat që ka përkrah. Kjo gjë ka revoltuar shumë Bleonën dhe situata mes tyre ka agravuar deri në ofendime.

Robert Aliaj: Ky është fakt, femrat interesohen për gjërat dhe meshkujt për personin. Kur vjen puna për të folur për marrëdhënien e dashurisë sepse jam unë ai që mund të jap një ide sepse jam unë ai që ka ndërtuar një familje dhe kam dy zonja që nuk e kanë arritur këtë gjë.

Bleona Qerreti: E ke gabim, unë kam familjen që 13 vjeç. Po, pra por ti jeton me familjen tënde të babait, jo tëndin dhe ky është modeli më kot që mund t’i japim këtyre vajzave. Bleona: Si mund të rrish ti në një lidhje kur nuk je i lumtur?

Robert Aliaj: Në Amerikë nuk i çohet modeli “Qerreti” i jetës, të jetosh me familjen në moshën 50 vjeç Bleona : Ti qenke komplet idiot, ty s’të paskam njohur fare. Çfarë është kjo idiotësi e madhe?! Alketa Vejsiu: 80 për qind i Shqipërisë është fshat….